Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të kapjes së gomones me drogë të trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.
Dy skafistë shqiptarë të arrestuar janë nga Vlora e me precedent penal në trafikimin e drogës.
Sipas Policisë italiane, gomonia është identifikuar nga trupat ajrore e detare të operacionit Triton 2017 të agjensië europiane Frontex në orën 19:00 të ditës së mërkurë, 25 janar 2018, në ujërat e komunës Pugnochiuso të provincës së Foxhias.
Ka qenë shpejtësia e gomones dhe drejtimi i lundrimit që kanë sjellë dyshimet e verfikimit të saj.
Roja bregdetare italiane e Policia Financiare italiane e Barit si nga ajri e toka janë vënë nën ndjekje të gomones me drogë.
Skafistët sapo kanë pikasur ndjekjen kanë hedhur lëndën narkotike në det e pasi mbërritur në bregdetin e Pugnochiuso kanë braktisur gomonen e janë larguar në këmbë për t'i shpëtuar forcave policore italiane.
Pas krehjes së territorit, repartet operative të Financës së Manfredonia e Viestes kanë mundur të kapin dy skafistët ende me rroba të lagura që ishin fshehur në një vilë rezidenciale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gomonia-me-8-mln-euro-droge-dy-skafistet-nga-vlora-dhe-me-precedent-penale