Dy prej anëtarëve të grupit ?Parodistët e Vlorës?, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu ishin të ftuarit e radhës në emisionin ?Xing me Ermalin".
Gjatë emisionit velina Kejvina Kthella i ka drejtuar një pyetje të sikletshmë të ftuarve. ?Çfarë nuk i?u punon më si dikur?, ishte pyetja që për pak çaste la pa fjalë të ftuarit, të cilët për një moment panë në sy njëri-tjetrin. Ishte Hamo i pari që theu heshtjen teksa u përgjigj se grirësja e mishit nuk i punon më si dikur.
Ermal Mamaqi: Unë kam një vajzë këtu që bën pyetje me spec, kini kujdes...
Afrim Agalliu: Unë them që ato ëmbëlsirat që të solli Agroni t?ia japësh Kejvinës sepse e dimë që bën pyetje me spec. Do na fusë në sherr me gratë.
Kejvina Kthella: Kam një pyetje për të dy në këtë rast. Çfarë nuk iu punon më si dikur në shtëpi?
Agron Hamo: Grirësja e mishit.
Afrim Agalliu: Pjisjet elektronike janë vjetëruar në fakt dhe duhet t?i ndërrojmë, por unë kam një pyetje për Kejvinën se më ka bërë përshtypje. Pse të merret goja ty? Nuk di mirë shqip?
Kejvina Kthella: Në fillim nuk dija mirë shqip dhe pak nga emocionet, por tani kam filluar dhe bëj vetë se kam vënë re që i?u pëlqen njerëzve.