Xing me Ermalin/ Cfare gjilperash perdor qe je gjithnje e re? Ja si pergjigjet Eli Fare (28.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Vitet për këngëtaren e njohur shqiptare Eli Fara duket se janë vetëm numra. Paraqitja gjithnjë e freskët e këngëtares i ka bërë thë gjithë kuriozë. Sot e ftuar në ?Xing me Ermalin? Eli nuk i shpëtoi pyetjes thumbuese të drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi i cili i kërkoi këngëtares të tregojë se si kujdeset për lëkurën.
Ermal Mamaqi: Si ia bën që je gjithnjë njëllj dhe nuk ndryshon, më shpejt po plaket Greta Koçi që është 16 vjeç se sa ti...
Eli Fara: Ç?të të them unë tani. Sa për Greta Koçin ajo është shumë larg plakjes dhe e bukur.
Ermal Mamaqi: Amund t?ia shpjegosh zonjave si kujdesesh për lëkurën tënde, çfarë lloj gjilpërash përdor?
Eli Fara: Ju portalet na morët në qafë. Është hall të kesh rrudha se të thonë: Sa qenka plakur, shiko si është bërë. Dhe hall të mos keshë rrudha se thonë ke bërë gjilpëra. Ç?të bëjë njeriu i shkretë. Ma shpifën me këtë pyetje. Mua nuk më xhiton njeri dhe unë e kam marrë avash avash plakjen.

Share This Video


Download

  
Report form