Prej më shumë se një viti Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kurorëzuan ne martesë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që ish-misi prej pak kohësh ndodhet në Tiranë pasi po prezanton një spektakël. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku nuk i shpëtoi pyetjes ?pikante? të velinës Kejvina Kthella. Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse ishte e virgjër kur u martua dhe Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.
Kejvina Kthella: Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër?
Almeda Abazi: Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t?i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë është Tolgahan.