Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Kavajës e ka çelur sezonin turistik me një organizim dhe urim të veçantë. Janë vajzat e Miss Shqipëria që kanë prezantuar bregdetin, monumentet e trashëgimisë kulturore por dhe mikëpritjen e qytetit.
Ndërkaq kryetari i Bashkisë Isa Sakja sfidoi duke theksuar se Kavaja do të jetë qyteti i parë për numrin e vizitorëve të huaj
"Kemi marrë të gjitha masat për të krijuar kushtet e nevojshme për biznesin që operon në zonën tonë për të pasur një sezon turistik cilësor. Jo më kot do të jemi bashkia numër 1 në Shqipëri për pritjen e turistëve të huaj"
Sakja theksoi se jo vetëm larmishmëria e aktiviteteve dhe bregdeti do ta bëjnë një sezon të suksesshëm por edhe ushqimi bio do të jetë faktor që do të ndikojë për vitin 2018 por dhe garanci për vitet të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/isa-sakja-sfidon-do-bejme-kavajen-qytetin-me-te-vizitueshem