Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
20% e popullsisë në Tiranë përbëhet nga studentë. Kjo e bën bashkinë e Tiranës por edhe akademikët të bëjnë përpjekjet e tyre për ta kthyer qytetin sa më miqësor me studentët dhe të rinjtë në tërësi.
"Tirana, një qytet ndërkombëtre studentor". Ky është diskutimi i Forumit të Pavarur të Rektorëve zhvilluar në Universitetin Europian, duke ftuar edhe studentë që kanë qenë pjesë e programeve Erasmus.
Civici: E dimë sesa i rëndësishëm është programi Rasmus jo thjesht si numër bursash, jo thjesht si studentë që lëvizin nga një vend në tjetrin por mbi të gjitha në këtë botë gjithnjë e më globale shkëmbimi i kulturave, vendosja e kontakteve, shkëmbimi i njohurive. Dhe sa më i ditur të jetë një njeri aq më i lirë, aq më i zoti dhe aq më shumë kontribuon për veten e vet, për shoqërinë ku ndodhet.
20% e qytetit të Tiranës përbëhet nga studentë, kjo e bën Bashkinë e qytetit të jetë më e vëmendshme ndaj politikave më sociale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-qytet-studentor-civici-ta-bejme-qytetin-miqesor-me-te-rinjte