'Xhafaj', raportuesi për Shqipërinë në Bundestag: S'mund të dënohet kush për faj të një familjari

Report TV 2018-05-17

Views 0

Të enjten u mblodh në Berlin grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU, që merret me Ballkanin Perëndimor. Ai do të vendosë për çeljen e negociatave me Shqipërinë në BE.

DW ka zhvilluar një intervistë me raportuesin për Shqipërinë, Thorsten Frei ka komentuar edhe rastin "Xhafaj". Ai ka thënë se nuk mund të dënohet kush për faj të një familjari. Megjithatë, deputeti gjerman ka deklaruar se Berlini po mban në vëzhgim veprimtarinë e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.

Thorsten Frei, raportues për Shqipërinë në Bundestag

Share This Video


Download

  
Report form