Si mund të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian? Kjo është çështja që ka pasqyruar agjencia e lajmeve BBC duke përmendur kushtet bazë për ta realizuar këtë dëshirë të madhe të shumë vendeve në Europë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në analizën e saj, BBC ka intervistuar ambasadorin kroat për Bashkimin Evropian, Mato Skrabalo, dhe ambasadoren e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Mimoza Halimi.