Gjatë emisionit ?Rudina? aktorja Monika Lubonja po ashtu tregoi edhe situatën e vështirë në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve kur ajo e mori nën drejtim. Ajo tha se situata në atë institucion ishte mjerane, madje sipas saj fëmijëve shpesh i dilte gjak nga hundët, i binin flokët apo edhe thonnjtë për shkak të lagështirës.
?Unë u lidha shumë me këtë institucion sepse e dashuroj punën time deri në idealizëm. Sot janë shumë pak njerëz që e besojnë këtë. E gjithë jeta ime është e lidhur me artin. Nuk mendoj se 4-vjeçarin e bëra sepse duhej të kisha një emër. Unë emrin e kam krijuar që 19 vjeç. Karriera ime nuk ishte e lidhur me të qenit drejtoreshë. Mua më pëlqen të marr iniciativa, që të mos qëndroj në një vend. Por Teatri është dashuria dhe jeta ime dhe për sa kohë jam artiste kam dëshirë të provoj edhe regjinë. I jam mirënjohëse Mirela Kumbaros që besoi tek unë dhe unë nuk e kam zhgënjyer. Qendra Kulturore për Fëmijë ishte në kushte jashtëzakonisht mjerane, nuk e di si kanë jetuar fëmijët aty. Aty ishte një dhomë e ngujuar që s?kishte as derë as dritare dhe vetë pedagogët e atij institucioni më thonin që shpesh fëmijëve i del gjak nga hundët sepse nuk kishin ajër. Ata fëmijë kanë vuajtur bashkë me pedagogët e tyre për shkak të mykut dhe iu binin flokët apo edhe thonjt. Sfida ime, e ministres dhe e qeverisë ishte të nxirrnim ata fëmijë nga kushtet e vështira. Unë i kam çarë kokën ministres dhe kryeministrit me shkresa orë e minutë. Punonjësit qëndronin 8 orë aty dhe unë zgjodha që ata të zhvillonin orët nga 20 minuta dhe pjesën tjetër të qëndronin në diell, këtë lloj përgjegjësie morale mora unë. Fëmijët kalonin shumë kohë aty dhe një ditë më vjen përgjegjësi i sektorit dhe më thotë se nga tavani po rrjidhte vaji i transformatorëve dhe nëse aty do të binte një zjarr aty do të ndodhte një katastrofë. Ata fëmijë kanë patur Zotin me vete sepse as fëmijët dhe as punonjësit nuk kishin nga të dilnin?, rrëfeu Lubonja.