Rudina/ Monika Lubonja rikthehet ne teater pas 5 vitesh mungese (16.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-16

Views 3

Ajo është një nga aktoret më të njohura, e cila rikthehet pas 5 vitesh mungesë në skenën e teatrit. Monika Lubonja vjen nën intepretimin e Divës, me emrin Florence, me një look të viteve ?20, në komendinë ?Komedia që shkon për dreq?, me regji të Driada Dervishit, që është venë në skenë në teatrin e Durrësit ?Aleksadër Moisiu?.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku foli për këtë rikthim dhe për rolin e saj në shfaqje.
? Komedia që shkon për dreq? me regji të Driada Dervishit, është vënë fillimisht në skenën e teatrit të Durrësit, me premierë në 3 Maj dhe krahas Monikës interpretojnë edhe aktorët: Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj, Donald Shehu. Komedia do të vazhdojë të ngjitet në teatro të tjera të qyteteve të Shqipërisë, për ta përmbyllur rrugëtimin në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form