Rudina/ Vuan nga nanizmi, Agim Vatovci tregon si sfidoi paragjykimet (30.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Paragjykimet, habia, kureshtja apo përbuzja janë pasqyra e asaj çfarë shohin njerëzit që vuajnë nga nanizmi ose shtatshkurtësia.
Megjithatë ky duket se nuk është rasti i Agim Vatovcit i cili është kryetar i ?Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta në Kosovë?.
Ai ka vendosur t?u bëjnë ballë paragjykimeve duke i sfiduar ato. Por, i ftuar në studion ?Rudina? Vatoci rrëfeu përballjen me paragjykimet në moshë shumë të vogël.
?Kur kam qenë në klasën e parë kam qenë 80 cm dhe kur kaloja rrugës njerëzit më thonin: Ky ka ngrënë plënc pule? ose ?është prekur nga lakuriqi i natës prandaj sështë rritur? këto kanë qenë dy ofendimet që më bënin dhe unë mbyllesha në vetvete. Por kur u shpall një konkurs unë mora pjesë për të kënduar dhe kur kam dalë në publik para se të këndoja më fëshkëllenin, por pasi këndova më kanë kthyer tre herë në sallë me duartrokitje. Aty u thye paragjykimi. Kur isha në moshën 6-vjeçare më kanë dërguar tek një mjek në Beograt dhe ai i ka thënë babait tim se jam shtatshkurtër?, tha Vatovci.

Share This Video


Download

  
Report form