Ora News - Në Shqipëri 6 mijë makina pa sigurimin e detyrueshëm, në qershor nis aksioni

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri rezultojnë 6 mijë automjete të cilat nuk kanë prerë sigurimin e detyrueshëm për automjetin. Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Ervin Koçi gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë bëri me dije se në bashkëpunim me policinë është parashikuar të nisë një aksion për identifikim e tyre.Ndërkohë që komisioni u përfshi nga diskutimet edhe në lidhje me detyrimin e kompanive për të paguar fondin e kompensimit.

Në muajin qershor Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Financiare do të nisin një aksion për identifikimin e automjeteve të pasiguruara. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i AMF Ervin Koçi deklaroi se aktualisht rezultojnë rreth 6.000 mijë automjete të paidentifikuara.

Koçi: Kemi bërë një takim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të identifikuar 6 mijë mjetet dhe për tia kaluar Policisë së Shtetit dhe në muajin qershor kemi një plan veprimi të përbashkët për kontrolle midis shoqërive të sigurimit, drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe autoritetit.

Në komision pati diskutime në lidhje me detyrimet që kanë kompanitë për të paguar fondin e kompensimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-shqiperi-6-mije-makina-pa-sigurimin-e-detyrueshem-ne-qershor-nis-aksioni

Share This Video


Download

  
Report form