Drejtori i përgjithshëm i bashkëpronësisë Erindi Bejko dhe deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Bejko tha se ka marrëdhënie shumë të mira me gatimin dhe se i pëlqen të eksperimentojë në kuzhinë. Sot Bejko kishte zgjedhur të përgatisë rizoto me karkaleca dhe ananas.
Ndërkohë deputetja kishte zgjedhur të përgatisë pasta me kërpudha dhe kungull. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e deputetes Gjylameti.