Investimet në jug të vendit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga Kardhiq-Delvinë dhe ujësjellësi janë dy projektet me rendësi per jugun e vendit.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë turit të llogaridhënies me banorët e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit, tha se këto investime do te realizohen ne një kohe te shpejte.?Kjo rrugë për dy-tre muaj do të fillojë punimet konkrete dhe për dy vjet Delvina e Saranda do të lidhen me Kardhiqin. Do të dalin shumë më shkurt në rrugën kryesore që të çon drejt Levanit e Tiranës. Pra, Kardhiq-Delvinë një investim i qeverisë shqiptare më i madhi që ka parë ndonjëherë kjo zonë, janë 90 milion euro dhe patjetër kjo rrugë do të sjellë një zhvillim të madh ekonomik për Delvinën. Problemi i dytë shumë i rëndësishëm është ai i ujit. Brenda këtij viti do të fillojë investimi për ujësjellësin e Delvinës. Janë mbi 2 milion euro investim, projekti është përfunduar, po bëhen procedurat dhe brenda këtij viti fillon investimi?.Ndërsa ministri për Turizmin dhe Mjedisin Blendi Klosi,  u shpreh se këtë sezon turistik nuk do të lejohet derdhja e ujërave të zeza në det.?E gjithë struktura shtetërore është vënë në lëvizje që kjo çështje të zgjidhet. Ne do të donim që zhurmat sëbashku me bashkinë ti kishim të kontrolluara, muzika të ishte brenda një orari të caktuar dhe bashkia ka përcaktuar zonat ku lejohet dhe ku jo. Do donim të kishim siguri në plazhe, ndarje të qartë se ku lejohet lundrimi dhe ku jo për mjetet e detit?.Zgjerimi i kalatës së portit te Sarande për të afruar edhe më shumë kroçerat e huaja ishte një tjetër premtim i bëra nga qeveria. Ministri Klosi u ndal edhe tek zhvillimi i agroturizmit, duke thëne se Delvina ka potenciale te mëdha te pashfrytëzuara.

Share This Video


Download

  
Report form