http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër investim për përmirësimin e infrastrukturës. Këtë herë kanë nisur punimet në rrugën ?Josif Pashko? në Kombinat. Erion Veliaj theksoi se ne këtë zonë do te behet një investim i rëndësishëm nga qeveria për stacionin e trenit.
Erion Veliaj: ?Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ?by-pass?, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ?shinat e Trenit?. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s?duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë?.
Veliaj shtoi se aktualisht në kryeqytet po punohet në 100 kantiere ndërtimi.
Erion Veliaj: ?Sot në Tiranë kemi rreth 100 kantiere të hapura. Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet. Ndaj, do të na shikoni në terren gjatë gjithë muajit gusht. Qeveria vjen me legalizimet, ndërkohë bashkia vjen me infrastrukturë ku sot nuk diskutohet rruga, asfalti e trotuari, por fibra optike, interneti, IPTV. Kjo është mënyra më e mirë se si dikush ?pashaportizohet? në Tiranë, vetëm kur ka akses në shërbime si pjesa tjetër e qytetit?.
Kryebashkaiku tha se qytetarët kur të kthehen nga pushimet, do të gjejnë një qytet edhe më të mirë.