Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv/kryeministrja Senida Mesi në turin e llogaridhënies theksoi edhe një herë rëndësinë e reformës në drejtësi. Ajo shtoi se një numër jo i vogël gjyqtarësh është larguar nga sistemi pasi ngelën në veting.
Sa i takon qeverisjes Mesi thotë se opozita e vërtetë janë qytetarët.
"Jemi të përgjegjshëm që kemi shumë punë për të bërë. Sikurse me shumë përgjegjësi kemi marrë përsipër një rol shumë të vështirë, atë të bashkëqeverisjes me ju. Ju jeni opozita e vërtetë që na mban të tonifikuar dhe gjithmonë të përgjegjshëm dhe na kujton gjithmonë se mandati që kemi marrë për të qeverisur është më i vështiri por dhe më i bukuri. Për herë e më tepër dëgjoni prokurorë e gjykatës që kalojnë në procesin e vetingut. 20 gjyqtarë e prokurorë nuk e kanë kaluar. Kjo tregon se në mënyrë graduale sistemi po përmirësohet"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mesi-qytetaret-opozita-e-vertete-e-qeverisjes-tone