Ora News - DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin ?kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë?.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

?Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale?, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, ?korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes? në Shqipëri.

?Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë?, thuhet në raport.

?Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit?, thuhet në raport.

Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.

?Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive?, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.

Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, ?megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje?.

?Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t?i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion?, thuhet në raport.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, ?megjithëse qeveria shtoi përpjekje...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS