Selia blu - PD: Korrupsioni në çdo degë të qeverisjes, DASH ngre alarmin për Shqipërinë

Ora News Lajme 2016-04-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD e ka lexuar raportin e DASH si një alarm për Shqipërinë, pasi korrupsioni ka kapur çdo degë të qeverisë. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se kjo qeveri oligarkësh është e përfshirë nga korrupsioni, ndërkohë qe populli po varfërohet.
Deklarata e Grida Dumës
Raporti vjetor i DASH e vë korrupsionin në krye të listës.
Korrupsioni i 340 milionë eurove të shëndëtësisë të ndara nga Edi Rama e Ilir Beqa me miq e klientë, ndërkohë që njerëzit po vdesin spitaleve se nuk kanë para të blejnë ilaçet.
Korrupsioni i 400 milionë dollarëve që u vodhën në dogana e tatime në një vit, ndërkohë që bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat e rritura.
Korrupsioni i 970 milionë eurove dëme të konstatuara nga KLSH përmes tenderave të paligjshëm, me fitues të përcaktuar, ndërkohë që investitorët po ikin, po braktisin vendin.
Korrupsioni që ka formën e luksit qeveritar, të vilave e sarajeve, të syzeve 60 mijë euro të Gregut, ndërkohë që 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë, ndërkohë që 100 mijë shqiptarë kanë ikur të dëshpëruar në eksod masiv.
Korrupsioni i aferes Rama-Cez, ku iu morën shqiptarëve 500 milionë euro, u ndanë në një pazar të pisët, ndërkohë që shumica e shqiptarëve nuk paguan dot faturën e rritur të dritave.
Korrupsioni i koços që ka dorë në çdo tender, në çdo fond, në çdo licensë, në çdo pasuri.
Ky pra është korrupsioni që shqiptarët ndeshin çdo ditë në jetën e tyre, që e provojnë çdo ditë në lëkurën e tyre.
Tashmë dhe një alarm ndërkombëtar, i vendosur në krye të problemeve të Shqipërisë nga raporti i Departamentit Amerikan të shtetit.
Kjo është oligarkia e korrupsionit, e paralajmëruar herët edhe nga sekretari Kerri, oligarki që ka zgjedhur të ndjekë luksin, pasurinë, e të varfërojë e shtypë popullin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-korrupsioni-ne-cdo-dege-te-qeverisjes-dash-ngre-alarmin-per-shqiperine/

Share This Video


Download

  
Report form