Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma në një dalje të posaçme për mediat, ka thënë se korrupsioni në çdo degë të qeverisjes ka bërë që Departamenti Amerikan i Shtetit të ngre alarmin për Shqipërinë.
Ajo ka shtuar se, në këtë top listë përfshihet korrupsioni i 340 milionëve të Beqajt, 400 milionëve të doganave e tatimeve, 970 milionëve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë iShtetit apo ai i 500 milionëve të aferës CEZ që tregojnë se korrupsioni ka formën e luksit qeveritar.