Punimet në doganën e Morinit për sportelet e reja kanë krijuar radhë të gjata dhe kaos. Pritjet e shqiptarëve nga Kosova për të kaluar për në Shqipëri zgjasin deri në një orë apo edhe më shumë, ndërsa në radhë janë shumë makina dhe kamionë.
Edhe pse po punohet me kapacitet të plotë, me 5 sportele radha vijon që të jetë kilometrike për shkak të fluksit të automjeteve dhe kamionëve që janë nisur për në Shqipëri nga Kosova.