Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e më shumë se 70 cm bore ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malor, duke sjellë dëmtime në rrugën Peshkopi - Kukës.
Toka e tejngopur me ujë ka shkaktuar rrëshqitje masive. Për pasojë është dëmtuar rruga Peshkopi Kukës në 3 segmente.
Segmenti i parë dhe më problematik është në afërsi të përroit të Veleshicës ku është dëmtuar rreth 100 m gjatësi. E gjithë gjatësia ka rrëshqitur duke u ulur më shumë se 1 metër. Një segment tjetër në fshatin Vleshe rreth, ku është dëmtuar rreth 10 metra. Dhe një tjetër shembje rreth 50 metra tek gështenjat e Kastriotit.
Një grup i MM ka inspektuar në terren dhe do ti kërkojë ARRSH ndërhyrje pasi dëmi është i jashtëzakonshëm.