Prodhuesit alarmohen për euron - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvlerësimi i monedhës eurpoiane po kthehet në një shqetësim serioz për shumë biznese. Pas eksportueseve,  edhe bashkimi i prodhuesve shqiptare e vlerëson situatën në tregun e këmbimit valutor si problematike, ndaj kjo shoqatë i është drejtuar ministrit të financave Arben Ahemtaj me letër zyrtare.



Prodhuesi argumentojnë se situata po behet problematike, pasi u bënë 4 muaj që tregu valutor nuk është në normalitet dhe ky fakt përkthehet në humbje të fitimeve për kompanitë, të cilat do të jenë të detyruara të kryejnë më pak investime, ulje pagash për punonjësit apo reduktim të vendeve të punës. E gjithë kjo situata ndikon direkt në konkurrueshmërinë e produkteve Made in Albania.



Ndaj prodhuesit kërkojnë që të ulen ne një tryezë bisedimi me qëllim analizimin e situatës, si dhe për të kuptuar pritshmëritë për ditët në vijim. Prej muajsh monedha evropiane ka shënuar një zhvlerësim të ndjeshëm në tregun vendas. Aktualisht një euro ka prekur kufijtë prej 126 lekësh.



Ky fenomen komentohet në mënyra të ndryshme nga ekspertët e institucionet. E ndërsa ekspertët dhe bizneset e fushës thonë se kjo luhatje është e pashpjegueshme, Ministria, si dhe Banka e Shqipërisë, pretendon se tregu ka mbingopje me valutë, për shkak të investimeve të huaja apo edhe nga turizmi.

Share This Video


Download

  
Report form