Brenda këtij viti qeveria do të bëjë një tjetër rritje të pagave të infermierëve. Kryeministri e lidh këtë vendim me nevojën e përmirësimit të sistemit shëndetësor, por edhe faktin se shumica e punonjësve në këtë shërbim janë gra.
Kreu i qeverisë foli për një ndryshim rrënjësor në shërbimin shëndetësor, por nuk mohoi se ka një përqindje brenda sistemit që vazhdojnë të njollosin punën e mjekëve.
Rama tha se ashtu si portali i mësuesve, edhe portali i infermierëve bëri që çdokush të vlerësohet në bazë të meritave dhe jo të përkrahjes dhe dëshirave politike. Fjalimin e tij në Kongresin e Infermierëve, Rama preferoi ta mbyllë me një batutë për të bërë krahasimin mes infermierëve dhe politikanëve.
Tv Klan