Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama deklaroi se historia e 613 kg kokainë të kapur në Maninas të Durrësit ka lidhje me një histori që ka filluar më parë por të cilën kanali i hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u mbyll.
Duke u treguar i rezervuar në ato që thoshte Rama u shpreh besimplotë se e vërteta lidhur me trafikun e kokainës do të dalë.
Edi Rama: Po ua them sot shqiptarëve, se çështja e kokainës, tani që lufta me kanabisin është histori e së shkuarës, çështja e kokainës është problemi i tyre dhe kjo nuk është pjesë e asaj politikës kush të shajë më shumë. Historia e kokainës së kapur së fundi nuk ka nisur dje dhe arrestimi i atij personit është i lidhur me një histori që ka filluar më parë, dhe të cilën Prokuroria e Krimeve të rënda duhet ta kishte hetuar më parë, por ne nuk jemi si këta, nuk marrim informacione dhe copa letrash nga institucionet dhe dalim dhe bëjmë gjyqin e këtyre.
Ne presim, kemi durim të madh për të mbajtur dhe për të dhënë megjithë koston e madhe perceptimit të opinionit se jemi të gjithë njësoj, por problemi qenkemi ne, se kanabisi u njoh si farë kur fituam zgjedhjet ne në 2013-ën.
E vërteta e lidhur me trafikun e kokainës, me operacionin që çoi në pranga një eksponent të rëndësishëm por jo te vetmin e trafikut, me taposjen e kanalit të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda do dalë. Mund të vonojë por do të dalë. "
Ndërkohë dje Prokuroria e Përgjithshme shkarkoi kreun e prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj duke argumentuar me nevojën për ndjekje penale më të shpejta dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.
Po dje ambasadori i SHBA Lu reagoi kështu: "Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-prokuroria-e-krimeve-te-renda-taposi-hetimet-613-kg-kokaine