Operacioni i Policisë Shqiptare ku u arrit të sekuestroheshin 613 kg drogë, ka patur jehon pozitive në takimin e vendeve të Ballkanit që u mbajt në Sofje.
Këtë të paktën pohon Kryeministri Rama në një prononcim të dhënë në përmbyllje të takimit, i cili po ashtu kujdeset të nënvizojë disa herë se operacioni ishte vetëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe nuk kishte bashkëpunimin e partnerëve të huaj.
Në takimin e vendeve të rajonit të Ballkanit merrte pjesë, veç z. Junker, Komisioneri Hahn dhe shefja e diplomacisë europiane, Mogherini.
Rama thotë se mori vlerësimi pozitive nga kjo treshe edhe për ecurinë e reforma integruese, çka do t'i japin mundësinë Shqipërisë të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave.
Takim i Sofjes përmbylli vizitën e kreut të Komisionit Parlamentar Junker në këtë rajon.
Tv Klan