Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fjalimin e tij, e cila sipas Ruçit zgjati 10 minuta, kryetari i PD-së Lulzim Basha ia kushtoi ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij i dënuar nga Gjykata e Lartë në Itali me 7 vjet burg për trafik droge.
Basha thotë se Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi ligjore dhe politike dhe ka shkelur ligjin për të mbrojtur të vëllanë e tij Agron Xhafaj. Madje e akuzon Xhafën për falsifikim të dokumenteve zyrtare
E vërteta tronditëse që do të shpaloset sot me fakte nga selia e Partisë Demokratike është se Fatmir Xhafa ka gjithë përgjegjësinë ligjore, politike e penale. Sipas ligjit, detyrë kryesore e Minsitrisë së Brendshme dhe policisë është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim të gjyqësor të formës së prerë, pra është detyrë e tij dhe e vartësve të tij në Policinë e Shtetit ta identifikonin dhe verifikonin dënimin e tij në Itali dhe të merrnin masat që Agron Xhafaj të arrestohej e të ekstradohej për të vuajtur dënimin e prej 7 vite e 2 muaj burgim. Ku është forca e ligjit? Pse nuk ka efekt operacioni mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm?
Agron Xhafaj është një kriminel i dënuar për trafik droge por që nuk vuan dënimin sepse ministri i Brendshëm është vëllai i tij i cili refuzon të zbatojë ligjin. Këto janë faktet. Dje Xhafa u detyrua të pranojë atë që kishte mohuar, dënimin e vëllait të tij.
Pranoi se ky vendim ekziston edhe online por nuk u dha përgjigje këtyre pyetjeve. Përse nuk ka përbushur përgjegjësitë e tij ligjore si Ministëri i Brendshëm për ta indetifikuar, arrestuar dhe ekstraduar shtetasin e dënuar për trafik droge.
Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për ekstradim ose për validimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri?
Ka ndryshuar nenin 491 duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Si kryetar i reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ka siguruar paprekshmëri të vëllait të tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-fatmir-xhafaj-peshku-i-madh-agron-xhafa-pashai-i-vlores