Ora News - Aeroporti i Vlorës, Ambasadori Yoruk: Turqia, investitori i dytë më i madh në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsorciumi i tri kompanive turke që i ka bërë ofertë qeverisë shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Akërni, është po i njëjti që po ndërton aeroportin e tretë në Stamboll, që pritet të jetë më i madhi në botë.

Ambasadori i sapoemëruar i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, e cilësoi këtë hap si diversifikim të mëtejshëm të marrdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Murat Ahmet Yoruk: Ky konsorcium që po ndërton aeroportin në Stamboll, i ka bërë propozimin zyrtar qeverisë shqiptare për të ndërtuar aeroportin në Vlorë, në një qytet që ne e kemi kaq përzemër. Vlerësimin le ta bëjnë miqtë, vëllezërit dhe opinioni shqiptar.

Marrëdhëniet politike por edhe ato ekonomike i cilësoi pozitive, por tha se përparimi nuk është i mjaftueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-vlores-ambasadori-yoruk-turqia-investitori-i-dyte-me-i-madh-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form