Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ajo që për policinë, prokurorinë dhe qeverinë është sukses kundër krimit, për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, arrestimet e së dielës janë tentativë për të shkatërruar dosjen e kryebashkiakut të Durrësit,Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me bandat për të blerë vota. Basha tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në celulë kriminale. Për akuzat reagoi Kryeministri, i cili tha se sulmet ndaj prokurorisë vijnë nga ajo që ai e quan dhimbje koke për çështje të hapura.
Arrestimet e së dielës, mes tyre 2 ish-deputetëve të Partisë Socialiste, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi si tentativë për të mbyllur dosjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Lulzim Basha: Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos.
Basha hodhi akuza të ashpra ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-vangjush-dako-peshku-i-madh-te-tjeret-cironka-prela-e-xhafaj-po-shkaterrojne-dosjen