Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi pasojat që mund të ketë vendi jonë nga vendimi i një dite më parë i presidentit të SHBA-së Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Myftaraj: Dje ka pasur një ngjarje ndërkombëtare e cila veçanërisht duhet të kishte një rëndësi për shkak se na prek ne. Presidenti i SHBA, Donald Trump, anuloi marrëveshjen bërthamore me Iranin të arritur nga paraardhësi i tij Obama.Me këtë akt vendosen dhe sanksionet bërthamore ndaj Iranit. Kjo është diçka që na prek ne si pjesë e marrëveshjes tashmë të shfuqizuar.
Irani do mbyllte sytë dhe do të pranonte me pak zhurmë sa për të larë fytyrën që SHBA të zgjidhnin një problem të bezdisshëm, muxhahedinët iranianë, opozitarët ndaj regjimit në fuqi në Teheraën, duhet të gjenin strehim diku pasi të largoheshin nga Iraku dhe u gjet strehimi në Shqipëri.Ardhja e muxhahedinëve në Shqipëri ka pasur miratimin e Iranit të arritur në bisedimet e fshehta me SHBA.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-durresi-dhe-tirana-shenjestra-te-raketave-iraniane