Partia Demokratike ka publikuar ka publikuar dosjen e plotë të Gjykatës Italiane, ku tregohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se vetë Xhafaj e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se dënimi i vëllait të tij është një çështje e sajuar nga opozita, pasi s?ka fakte dhe prova.
Sot, deputeti Alibeaj dhe ish-ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, publikuan vendimin e drejtësisë italiane, ku thuhet se Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA.
Sipas zyrtarëve të PD, vëllai i ministrit Xhafaj ka qenë dhe drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali, ku e furnizonte atë me kokainë, heroinë dhe hashash.
Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, Agron, se është i dënuar me vendim gjyqësor në Itali de se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, duke u hetuar i lirë, pasi vëllai ishte i pushtetshëm. Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore. Është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim.
1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja ?Xhafaj? një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni ?Forca e Ligjit? ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?