Dy vite më parë më 10 maj 2014 Girgo Rifarmato piloti italian do të fluturonte mbi plazhin e Divjakës nga Italia në një tentativë për të trafikuar drogë.
Dy vite më pas Riformato do të rikthehet në Itali por këtë herë me pranga dhe me një dënim 12 vite që rëndon ndaj tij dënim ky i dhënë nga drejtësia shqiptare.
Ishte kërkesa e 70 vjeçarit Riformato drejtuar gjykatës shqiptare për të transferuar dënimin e tij në burgjet italian.
Sipas Riformatos ai duke qëndruar në burgjet shqiptare kishte humbur kontaktet me familjarët nga pa mundësia e tyre ekonomike për ta vizituar në Shqipëri.
Kjo kërkesë është miratuar këtë të enjte nga gjykata e krimeve të rënda dhe vendimi për transferimin e tij i ka kaluar ministrisë së drejtësisë.
Me zbardhjen e këtij vendimi pritet që brenda muajit gusht Girgo Riformato të transferohet për të vuajtur dënimin në Itali pasi ky vendim do të marrë formë të prerë për shkak se pëlqimin e ka dhënë dhe prokuroria e cila si palë në proces mund të apelonte.
Me pëlqimin e akuzës ky vendim nuk do të apelohet dhe pas 2 vitesh ku Rifromato erdhi për të trafikuar drogën rikthehet në pranga sërish në vendlindjen e tij.
Vetë Riformato nuk e pranoi asnjëherë akuzën për trafik droge por paçka kësaj prokuroria mundi të vërtetojë me prova e fakte përfshirjen e tij në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.