Mungesa e rrugës po i penalizon banorët e fshatit Drobonik në Berat. Ata thonë se kanë prodhim mjaft të madh të qershive, por për shkak të mungesës së rrugës prodhimet po i prishen. Banorët shprehen se disa herë kanë bërë kërkesa, por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.
Rrugës së Drobonikut i hidhet një dorë çakull vetëm në kohë zgjedhjesh, por sapo mbaron fushata, gjithçka kthehet si më parë, e produktet e tyre mbetën pa u shitur, duke i shkaktuar dëme mjaft të mëdha në ekonomi.
Është stina e qershive, madje është edhe zona me prodhimtari më të madhe në qarkun e e Beratit. Fshati Drobonik në njësinë administrative të Velabishtit, prej vitesh po humbet prodhimet e këtij fruti, pasi rruga që të çon për në qytet është tërësisht e amortizuar. Banorët e zonës thonë se kanë investuar në pemtari, por për shkak të mungesës së rrugës prodhimet po u ngelin stok, e për pasojë edhe po kalben.
Prej shumë vitesh banorët e zonës thonë se në rrugën e tyre nuk është vënë dorë. Pushtetarët e kandidat për deputet nga anët e tyre shihen vetëm në kohë zgjedhjesh.
Të pyetur për këtë problem, zyrtar të bashkisë së Beratit jashtë kamerës justifikohen se rruga e fshatit Drobonik është pjesë e rrugës nacionale Berat-Përmet, e kjo është nën juridiksionin e Autoritetit Rrugor shqiptar.