Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga e vetme që kalon përmes qytetit të Beratit është plotësisht e amortizuar, Në të gjithë gjatësinë e saj mbizotërojnë gropat dhe dëmtimet e asfaltit që vështirësojnë qarkullimin. Qytetarët ankohen, ndërsa e vetmja ndërhyrje e bashkisë është riparimi i disa dëmtimeve të shkaktuara nga lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Ky është i vetmi aks që lidh dy skajet e Beratit por edhe vetë qytetin me Poliçanin e Skraparin.
Rruga që kalon në qendër të qytetit është plotësisht e amortizuar.
Segmenti nga ish-Kombinati deri tek zona e njohur si ish axhensia është më i dëmtuari, kjo edhe për shkak në këtë pjesë lejohen të lëvizin edhe mjetet e tonazhit të Rëndë.
Pasojat janë këto gropa e dëmtime në gjithë gjatësinë e rrugës deri në Sheshin e Harmonisë Fetare.
Pasojat i vuajnë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë cdo ditë.
Të vetmet ndërhyrje që ka bërë ndër vite bashkia kanë qënë mbushja e gropa, të cilat sërisht janë shkatëruar dhe vështirësojnë dhe më tej situatën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/berat-rruga-qe-kalon-permes-qytetit-plotesisht-e-amortizuar