Report TV - Manati, rruga tejet e amortizuar, banorët paralajmërojnë protesta

Report TV 2018-05-12

Views 0

Qindra banorë të fshatit Manati në Njësinë Administrative të Kolshit në Lezhë, po vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Segmenti rrugor me gjatësi 3 km që lidh këtë fshat me aksin Lezhë-Laç është amortizuar plotësisht, duke u bërë pothuajse i pakalueshëm nga gropat e shumta.

Banoret e Manatisë thonë se mungesa e rrugës ju ka vështirësuar jetesën, ndërsa kërcënojnë me protesta nëse nuk do të ndërhyhet. Rruga Manatisë me superstradën është rikonstruktuar gjatë viteve të fundit, por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që të dëmtohet shumë shpejt.

Share This Video


Download

  
Report form