Report TV - Nis procesi i aplikimit për listën e barnave të rimbursueshme

Report TV 2018-05-15

Views 0

Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti ka bërë sot me dije përmes një deklarate për media fillimin e procesit të aplikimit për listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2018, ku zgjerohet gama e medikamenteve të rimbursuara dhe diagnozave që mbulohen.

Konkretisht lista e re e barnave përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternativë e parë, 344 principe aktive, dhe 36 barna të reja të përfshira për herë të parë në listën e rimbursimit, për diagnoza si insufiçencë kardiake, kancer, hepatit C, alzhaimer, diabet etj. Risi është përfshirja në këtë liste e herceptinës, njëra formë e saj, e cila së bashku me formën tjetër që sigurohet nga QSUT, arrin në 100 për qind të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit të gjirit.

Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti
Ndërkaq theksohet se përpos shtimit të barnave të rimbursueshme, çmimet janë ulur me 11 për qind.

Share This Video


Download

  
Report form