Tiranë, sherri mes studentëve, 4 të plagosur me thikë të shtrirë në tokë te Presidenca

Report TV 2018-05-15

Views 0

Katër persona kanë mbetur të plagosur me thikë pranë Presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku mësohet se katër persona, të katër studentë të Politeknikut, të vitit të parë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet ekskluzive pas grindjes së të rinjve përballë selisë së Presidencës. Dy prej tyre duken të gjakosur teksa mbahen të shtrirë në tokë nga efektivët e policisë. Të plagosurit janë J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç, K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studentë), kanë marrë goditje me thikë në këmbë dhe në shpatull, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre, J. Ll., 18 vjeç dhe F. Ll., 18 vjeç mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Shkak për sherrin mësohet se ka qenë një vajzë, e dashura e njërit prej të rinjve të përfshirë në sherr. Sherri mes të rinjve ka degjeneruar dhe bilanci është katër të plagosur me thikë. Policia ka shoqëruar një prej tyre për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS