TIRANË -Dy nxënës të vitit të parë të gjimnazit "Partizani" në Tiranë, janë përleshur me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dhe në grindje e sipër njëri prej tyre është goditur me thikë në kofshë.
Sipas policisë, nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se dy adoleshentët janë konfliktuar për shkak të ngacmimit të një shoqeje të tyre të klasës. Ata janë grindur me fjalë dhe më pas janë rrahur me njëri-tjetrin.
16-vjeçari Feridon P., është dërguar në spitalin e Traumës, ku pas ndihmës së parë mjekësore rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Shoku i tij I klasës Denis B., po 16 vjeç, ka përfituar nga rrëmuja dhe është larguar. Ndërkohë policia ishte angazhuar për t'i bllokuar rrjedhën e gjakut të plagosurit, i cili kishte dëmtuar arterien femorale dhe rrezikonte seriozisht jetën, duke përfituar dhe nga rrëmuja e shkaktuar është larguar.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po negocion me familjarët për vetëdorëzimin e tij. Ndërsa ende është e paqartë se ku e ka gjetur thikën autorin, dhe sesi ka mundur ta fusë deri në klasë.
Disa nxënës u shoqëruan për të marrë dëshmitë në lidhje me krimin