Ora News - Alarmi nga ndotja, rriten sëmundjet e zemrës, respiratore dhe tumorale

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
OBSH publikoi raportin ku rritja në mënyrë të frikshme e sëmundjeve kardiovaskulare, tumorale dhe ato respiratore i atribuohen ndotjes së mjedisit. Në raport thuhet se në zonat urbane nga 10 persona, 9 thithin ajër të ndotur, ndërsa ekspertët e shëndetit në ISHP thanë se në Tiranë zonat problematike mbeten ato tradicionale si kryqëzimi i '21 dhjetorit', zona pranë shkollës "Petro Nini Luarasi".

Rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore i atribuohen ndotjes së mjedisit.

OBSH në raportin e fundit tregon mbi rritjen e frikshme të ndotjes ku sipas kësaj organizate nga 10 persona, 9 persona thithin ajër të ndotur.

Shqipëria,Tirana nuk bën përjashtim. Qyteti i rritur vrullshëm vitet e fundit dhe me qarkullimin më të madh të automjeteve për autoritetet e shëndetit ende përbën problem për ndotjen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarmi-nga-ndotja-rriten-semundjet-e-zemres-respiratore-dhe-tumorale

Share This Video


Download

  
Report form