Në kuadër të projekteve për hapjen e ter" /> Në kuadër të projekteve për hapjen e ter"/>

Ora News - Palestrat e shkollave, "4 Dëshmorët" hap dyert për të rinjtë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të projekteve për hapjen e terreneve sportive të shkollave për komunitetin, Bashkia e Tiranës përfundoi investimin në shkollën"4 Dëshmorët". Edhe palestra e kësaj shkolle hapi dyert për të rinjtë e Njësisë 8, ndërsa Veliaj tha se sporti i bën qytetarët më të mirë.

Pas Shkollës së Kuqe, një tjetër shkollë në kryeqytet ka hapur dyert, që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë në palestrën e shkollës "4 Dëshmorët", ku tha se fushata për rritjen e vëmendjes ndaj sportit do të kthehet në një histori suksesi për rininë e qytetit.

Erjon Veliaj: "Jam shumë i ndërgjegjshëm që ndoshta jo të gjithë do të bëhemi yje basketbolli. Por, sporti na bën qytetarë më të mirë. Kush luan në skuadër mëson si të humbasë me shumë dinjitet, mëson gjithashtu si të fitojë me shumë përulësi.

Në fakt, sporti më i vështirë nuk është basketbolli, nuk është futbolli. Sporti më i vështirë është sporti i qytetarit sepse ka shumë rregulla, ka një skuadër shumë të madhe, ka një sfidë ditore dhe jam i bindur se pavarësisht nëse bëhemi apo jo yje basketbolli, do të bëhemi yje të skuadrës së Tiranës dhe të një qyteti ku secili është i vlefshëm.?

Palestrat e hapura në 62 shkollat në Tiranë do të kthehen në vatra të komunitetit për argëtimin dhe edukimin sportiv në kryeqytet. Ai u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasa sportive, duke u dhënë mundësi atyre që të rriten të shëndetshëm dhe të sigurtë.

Bashkia e Tiranës përmes projektit synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, por edhe si një mjet për të luftuar shfaqjet negative të moshës, obezitetin, por veçanërisht zhvillimin e miqësive mes nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/palestrat-e-shkollave-4-deshmoret-hap-dyert-te-rinjte

Share This Video


Download

  
Report form