Report Tv - Palestra e shkollës “Qemal Stafa” hap dyert për të rinjtë e Njësisë 10

Report TV 2018-06-12

Views 0

Pasditeve, pas orarit të mësimit, të rinjtë dhe fëmijët e Njësisë 10 stërviten dhe luajnë në palestrën e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës e gjimnazit ?Qemal Stafa?. Pas tre shkollave të para që i janë bashkuar nismës për t?i mbajtur dyert hapur për banorët e zonës, ?Qemal Stafa? është shkolla e katërt që i ka vënë hapësirat e saj sportive në shërbim të të rinjve që duan të merren me sport.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua një pasdite nxënësve të kësaj shkolle, për të theksuar faktin se tashmë mjediset e palestrës mund të shfrytëzohen nga të gjithë pas orarit mësimor ose në fundjavë.

?Kjo ka qenë një ndër shkollat e para që kemi rikonstruktuar dhe më vinte keq që gjithë kjo godinë e bukur duhej të mbyllej në orën 14.00. Këto dy vjet kemi menduar se si të gjenim një mënyrë që shkolla të hapej, jo si një shtëpi pa zot, por sipas një sistemi, për mirëmbajtje dhe kujdes. Ndaj, më vjen mirë që kemi gjetur këtë formulë fantastike midis bashkisë, drejtorisë dhe shoqatave sportive, për t?i shfrytëzuar këto mjedise jashtë orarit të mësimit?, tha Veliaj.

Ai theksoi se hapja e palestrave synon të nxisë fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport, si një mundësi e shkëlqyer për t?u marrë me aktivitet fizik, por mbi të gjitha edhe për të formësuar karakterin e tyre me shpirtin e garës. ?Jo të gjithë do të bëhen kampionë, por ky nuk është thelbi i këtij projekti. Sigurisht, është mirë të zbulojmë talente, por ama nuk është qëllimi i projektit. Qëllimi është që edhe ata që nuk do të bëhen basketbollistë elitarë, të kenë mundësi të luajnë në skuadër, të mësojnë çfarë është humbja, çfarë është fitorja. Arsyeja pse e them këtë është se loja më e rëndësishme nuk është kjo këtu, në këtë fushë, loja më e rëndësishme është tek ajo fusha aty jashtë, në fushën e jetës, mënyra sesi e trajtojmë njëri-tjetrin në këtë qytet, se si ndajmë hapësirën me njëri-tjetrin, si ndihmojmë ata që janë në nevojë, si respektojmë skuadrën?, u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form