Ora News - Palestra e shkollës “Qemal Stafa” hap dyert për fëmijët dhe të rinjtë e Njësisë 10

Ora News Lajme 2018-06-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasditeve, pas orarit të mësimit, të rinjtë dhe fëmijët e Njësisë 10 stërviten dhe luajnë në palestrën e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës e gjimnazit ?Qemal Stafa?.

Pas tre shkollave të para që i janë bashkuar nismës për t?i mbajtur dyert hapur për banorët e zonës, ?Qemal Stafa? është shkolla e katërt që i ka vënë hapësirat e saj sportive në shërbim të të rinjve që duan të merren me sport.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se hapja e palestrave synon të nxisë fëmijët dhe të rinjtë të merren me sport, si një mundësi e shkëlqyer për t?u marrë me aktivitet fizik, por mbi të gjitha edhe për të formësuar karakterin e tyre me shpirtin e garës.

Veliaj: Jo të gjithë do të bëhen kampionë, por ky nuk është thelbi i këtij projekti. Sigurisht, është mirë të zbulojmë talente, por ama nuk është qëllimi i projektit. Qëllimi është që edhe ata që nuk do të bëhen basketbollistë elitarë, të kenë mundësi të luajnë në skuadër, të mësojnë çfarë është humbja, çfarë është fitorja. Arsyeja pse e them këtë është se loja më e rëndësishme nuk është kjo këtu, në këtë fushë, loja më e rëndësishme është tek ajo fusha aty jashtë, në fushën e jetës, mënyra sesi e trajtojmë njëri-tjetrin në këtë qytet, se si ndajmë hapësirën me njëri-tjetrin, si ndihmojmë ata që janë në nevojë, si respektojmë skuadrën.

Kryebashkiaku veçoi si një mundësi të artë për të rinjtë e kësaj njësie faktin se në këtë palestër do të shërbejnë si trajnerë disa nga kampionët sportivë të vendit.

Veliaj: Në çdo vend të botës është ëndërr që një ish-kampion ose ish-kampione, të jetë trajneri yt; në çdo vend të botës njerëzit do rreshtoheshin në radhë për këtë. Nëse e fillojmë që në këtë moshë duke i thenë çdo vajze që ti vlen njësoj sa çdo djalë dhe çdo djali që ti vlen njësoj sa çdo vajzë, kjo është Tirana e ëndrrave të mia dhe besoj se kjo është Tirana edhe e ëndrrave tuaja.

Ai u bëri thirrje prindërve që të nxisin fëmijët e tyre të heqin dorë nga kafenetë dhe celulari, duke u regjistruar në kurset sportive që ofrohen tashmë pranë palestrave të shkollave të Tiranës.

Veliaj: Lum ata prindër që e kanë kuptuar se nëse fëmija nuk fillon që në moshë të vogël të merret me sport, me aktivitet fizik, të luajë në skuadër, atëherë gjithë jetën do jetë mbrapa të tjerëve. Thirrja ime për prindërit është: Mësoni nga më të mirët! Sillini fëmijët të angazhohen me sport, nëse nuk do dalin kampionë në fushë, do dalin kampionë në jetë!

Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për të hapur të gjitha palestrat dhe mjediset sportive të shkollave të kryeqytetit, duke ua vënë në dispizicion ato të rinjve dhe fëmijëve që duan të merren me sport.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/palestra-e-shkolles-qemal-stafa-hap-dyert-femijet-dhe-te-rinjte-e-njesise-10

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS