Report TV - Ndreu: Ekstradimi i Çekajt nga Gjermania do jetë proces i vështirë

Report TV 2018-05-15

Views 0

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, e ka cilësuar të vështirë ekstradimin e biznesmenit Arbër Çekaj nga Gjermania.

Në emisionin ?Repolitix?, në Report Tv, Ndreu deklaroi se është pikërisht politika që ndikon negativisht në këtë proces, pasi duke hedhur akuza të shumta dhe përmendur shpesh emrin e personi që do të ekstradohet, i jep mundësinë atij që të fitojë azil në vendin ku është kapur.

Sipas tij, në çdo vend të botës ka banda dhe lidhje politike me krimin, por në vendin tonë sipas tij, politika është e çorientuar në luftën antikrim.

Share This Video


Download

  
Report form