Karteli shqiptari i kokainës! 40 ditë burg për 5 të arrestuarit në Shqipëri, në proces ekstradimi

Report TV 2020-12-17

Views 10

ReportTv mëson ekskluzivisht se operacioni Forca e Ligjit ka listuar emrat e personave të përfshirë ne hetimin 5-vjeçar tëAnti-mafies që shkatërroi një kartel shqiptar të drogës, dhe do t?u kërkojë atyre llogari për pasuritë që disponojnë në vendlindje përfshi dhe ato në emër të të afërmve.

Pesë të arrestuarit në Shqipëri për llogari të operacionit tëAntimafies italiane ?LosBlanco?, do të qëndrojnë në qeli për 40 ditë deri sa të mbërrijë nga Italia kërkesa për ekstradimin e tyre.

Gjykata e Vlorës, Tiranës, Durrësit dhe Lezhës dha masat e sigurisë për Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj, Jorin Llambro Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj duke cilësuar të ligjshëm arrestin e tyre në kuadër të operacionit ndërkombëtar që u vu në zbatim në Shqipëri në prani të agjentëve tëantimafies.

Por pjesë e operacionit ishin edhe policia europiane, përfshi atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku nëDubai u arrestua EldiDizdari njohur dhe me emrin DenisMatoshi, i konsideruar me rolin kyç në kartelin e kokainës ?Bello?, për të cilin Italia i ka dërguar autoriteteve nëDubai kërkesën për ekstradim.

Hetimet e nisura nga prokuroria e Firences u finalizuan me 20 arreste, shumica shqiptarë.

Lek  Colaj, 40 vjeç, arrestuar në Rumani;

Gjergj Lesaj,  38 vjeç, arrestuar në Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, arrestuar në Spanjë

Robert Varga, 44 vjeç, arrestuar në Hungari

Altin Velsula (Hoxha) 36 vjeç, ndodhet në burgjet e Norvegjisë

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS