Ora News - Paloka: Katër institucione refuzuan të japin informacion për çështjen Tahiri

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD pretendon se kryeministria, ministria e Brendshme, ministria e Drejtësisë dhe drejtoria e policisë së shtetit kanë refuzuar ti japin informacion komisionit hetimor parlamentar për cështjen Tahiri. Akuza u bë nga kryetari Edi Paloka, ndërsa mbledhja u zhvillua në tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Paloka: Duke filluar nga kryeministria, ministria e Drejtësisë, nga ministria e Brendshme, nga Drejtoria e Policisë dhe gjithcka tjetër varet nga Edi Rama përgjigjet në format e ndryshme kanë qenë negative dhe absurde madje.

Ndryshe nga institucionet e tjera, SHISH tha Paloka nuk ka refuzuar të japë informacion, por ka kërkuar më shumë kohë. Ndërkohë institucionet në mbrojtje i mori deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili replikoi me demokratët.

Ndreu: U lodhe u stërlodhe me kryeministrinë. Kryeministria nuk prodhon dokumenta të tillë zotëri, kryeministria administron informacionet që kanë ardhur nga institucionet e tjera të cilave zotrote i jeni drejtuar.

Ndërsa Edi Paloka kërcënoi titullarët me padi për shkelje të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-kater-institucione-refuzuan-te-japin-informacion-ceshtjen-tahiri

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS