Ora News – Rrëshqitjet masive të dherave, Tahiri dhe Paloka “zbarkojnë” në Kombinat

Ora News Lajme 2016-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, apeloi banorët e zonës së Kombinatit, të cilët janë prekur nga rrëshqitjet masive të dheut, se nuk duhet të ndihen të rrezikuar pasi situata është nën kontroll.
Gjatë inspektimit të zonës, Tahiri garantoi banorët se do të merren masat për reabilitim dhe më pas do të ndërhyhet që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Tahiri: Kjo është një situatë emergjente dhe si e tillë nënkupton marrjen e masave për të shmangur rrezikun e menjëhershëm. Paralelisht me këtë vjen faza e reabilitimit, na duhet të reabilitojmë zonën në mënyrë që rreziku imediat të shmanget nga shtëpijat e banorëve dhe pastaj duhet parë konkretisht çfarë lloj investimi dhe këtë mund ta thonë ekspertët, cili investim duhet për të mos lejuar që të ndodhë më në të ardhmen.
Zona u inspektua edhe nga deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili tha se ndodhej aty për shkak se strukturat e shtetit nuk u ishin përgjigjur thirrjes së banorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rreshqitjet-masive-te-dherave-tahiri-dhe-paloka-zbarkojne-ne-kombinat/

Share This Video


Download

  
Report form