Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vështirësitë e krijuara nga reshjet e shiut kanë detyruar kryebashkiaken Zamira Rami ti kërkojë kryeministrit Rama shpalljen e gjendjes së emergjencës në Gjirokastër.
Në letrën dërguar kreut të qeverisë, Rami shkruan se në qytet ka problememe rrëshqitjet e dherave në tre lagje, ?Kodra e Shtufit? ku një pallat rrezikon që të shembet, ?Çfakë? dhe lagjen ?Punëtori? ku sërish paraqiten probleme me banesat dhe një pallat, ndërsa banorët janë evakuuar, pasi rrezikojnë.
Përpos problemeve brenda në qytet, Rami thekson se disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me qarkullimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-dherave-rami-leter-rames-shpall-emergjencen-ne-gjirokaster