Rama: Pastrim edhe politikës! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm sistemi i drejtësisë do të shpëtoje nga të korruptuarit, por edhe politika do t?i nënshtrohet pastrimit nga zullumqarët. Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi nuk mund të mjaftohet vetëm me reformë në drejtësi.



 ?Ky është vetëm fillimi, pasi çfarë presim të ndërtohet është një sistem i pavarur, realisht efikas, i guximshëm mbi bazën e atributeve që jep Kushtetuta, duke garantuar se ata që largohen janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë akuzuar njëri-tjetrin, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet më në fund shapi nga sheqeri. Sepse nuk ka askund në komunitet apo pyll, qenie që të jenë njësoj.?



E pikërisht zbatimi i reformës në drejtësi, përmes Vetting-ut, por edhe reformave të tjera, sipas kryeministrit Rama solli rekomandimin pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.



 ?Kjo ishte e vështirë dhe u realizua falë reformave, sepse Komisioni Europian nuk bën xheste bujarie, por vlerëson vetëm faktet dhe shifrat e progresit në çdo aspekt.?



Deklaratat kryeministri i bëri në nisjen e turit të llogaridhënies. Fokusi tha Rama, do jetë tek çka është bërë, por edhe tek sfidat, ku kryesorja mbetet punësimi.



 ?Sfida është që më të rinjtë të vetëdijesohen se shteti nuk është punëdhënës, por punëkrijues. Të luftojmë mentalitetin e qëndrimit tek kafeneja. Duhet të vazhdojmë të shtymë fort për arsimin dhe formimin profesional.?



Edhe pse foli me optimizëm për rritjen e punësimit, shefi i ekzekutivit pranoi se ka ende shumë për të bërë.

Share This Video


Download

  
Report form