http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka inaguruar këtë të hënë shkollën e muzikës ?Servete Maçi? në Tiranë.Në fjalën e mbajtur, kreu I qeverisë deklaroi se sot arsimi shqiptarë ka një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës apo imponimet e korrupsionit dhe rryshfetit.?Sot kemi një sistem mësimor më cilësor dhe miqësor me nxënësit. Mbi të gjitha kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit. Jo gjithçka është flori, pasi brenda këtij procesi ka elemente që duhet të adresohen. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave dhe tejkalimi i kornizës së funksionimit administrativ. Nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh. Por nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës sot, kemi status tjetër të mësuesve?, tha Rama.Rama u ndal edhe tek nisma e qeverisë për libra falas nga ku lëshoi një mesazh edhe për prindërit e nxënësit.?Qysh të vegjël jemi mësuar se është miku më i mirë dhe si miku më i mirë duhet trajtuar me respekt dhe kujdes maksimale. Nëse do të ishte çështje materiale, vende të zhvilluara më shumë se ne si; Suedia, Kanadaja e Gjermania, nuk do kishin këtë praktikë. Ndaj nëse do të duhet të marrësh libra falas, duhet t?i kalosh te ai që vjen pas, të mirëmbajtur. Besoj se rezultati i këtij viti ka qenë dhe më pozitiv?Rama nuk i kurseu as batutat nga ku tha se ata që do I marrë malli për të nuk do e gjejnë vetëm në televizor por edhe në frigorifer.I pranishmë në inagurim ishte dhe kryebashkiaku Veliaj.