Familja Buci: Shteti të bëjë drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas krimit të rëndë ku i afërmi i tyre humbi jetën,  familjarët e Agim Bucit shprehen se me vrasësit duhet të merret shteti. Pas masës së arrestit për Vladimir Kurtin dhe Ruzhdi Hoden, vëllai i të ndjerit Agim Buci tha se nuk do të dëgjojë asgjë madje as pendesën e familjes Kurti.



Por krahas tragjedisë, familja Buci po kalon të tjera momente të vështira. Bashkëshortja e 53 vjecarit pritet t?i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ajo ende nuk e di se bashkëshorti nuk jeton më.



Vladimir Kurti e Ruzhdi Hode hynë të armatosur në biznesin e familjes Buci dhe në përleshje e sipër me pronarin e qëlluan atë për vdekje, ndërsa plagosën rëndë në këmbë bashkëshorten e tij 44 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi 1 javë më parë në rrugën OSBE në Kamëz, ndërsa dy ditë pas krimit policia identifikoi dhe arrestoi autorët.

Share This Video


Download

  
Report form