Haradinaj: “PAN” do të bëjë qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekjet e deritanishme për mbajtjen e seancës parlamentare ne Kosove dhe zgjedhjen e kryetarit te parlamentit kane dështuar. Por Ramush Haradinaj i nominuar nga koalicion ?PAN? per kryeministër është i bindur se brenda 10 ditëve, do të zgjidhen organet e Kuvendit, si dhe do të formohet qeveria.

?Tani besoj se është pak më e qartë gjendja. Pra, ka një reflektim të spektrit politik, ashtu siç e thash më herët, dhe besoj që në këto ditët që po vijnë, në këto 10 ditë do të jemi në gjendje që t?i marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, t?i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë.?

I pyetur nëse ?koalicioni i luftës? do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit për t?i hapur rruge zgjidhjes se krizës, Haradinaj i ka thënë se kreu I PDK-se Kadri Veseli, mbetet kandidat.

?E ka thënë gjykata, është e drejtë ekskluzive e PAN-it. PAN kishte mundur të vendosë, në një mënyrë apo në një tjetër, por e ka paraparë, e ka kandiduar zotin Veseli dhe ai është kandidati për kryetar Parlamenti.?

Më herët, Haradinaj është takuar edhe me kryetarin e partisë Aleanca për Kosovën e Re. Por a do te japë Behxhet Pacolli votën per kandidatin e PAN-it.

?Ai e ndjen përgjegjësinë para popullit, vendit, para aleatëve të Kosovës dhe që zoti Pacolli dhe AKR nuk do të presin pa kufi për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, po edhe t?i marrin përgjegjësitë.?

Zgjedhja e kryetarit të kuvendit ka mbetur pezull. Ndërkohë, Vetëvendosje ka deklaruar se PAN, nuk i ka votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit dhe për të formuar qeverinë dhe se me mos paraqitjet ne séance po kërkon te blejë kohe.

Share This Video


Download

  
Report form